Një parcelë e madhe me bimë narkotike është zbuluar nga efektivët e stacionit të policisë në Velipojë, në bashkëpunim me forcat e komisariatit të Shkodrës.
Në kuadër të operacionit të koduar “Luarzë”, forcat e policisë zbuluan dhe asgjësuan 560 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa pranë fshatit Luarzë.





