- Reklama -

Zbulohet në Shqipëri liqeni termal nëntokësor, vlerësohet si më i madhi në botë

Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë.

Ata e quajtën Liqeni Neuron nga fondacioni që financoi ekspeditën dhe që e zbuloi. Liqeni ndodhet në zonën e llixhave të Sarandaporit në Leskovik, Korçë.

- Reklama -

Brenda luginave të zonave kufitare malore midis Greqisë dhe Shqipërisë, shkencëtarët çekë kanë eksploruar prej disa vitesh situatën komplekse nën tokë. Në rajonin e Vromonerit, në anën shqiptare të kufirit, ata zbuluan në një sistem të gjerë shpellash në vitin 2021, të cilat që atëherë i kanë eksploruar në detaje, thekson media e huaj.

Sistemi përmbante shumë burime nxehtësie që lëshonin kolona të larta avulli. Gjurmimi i burimit të avullit i çoi ata të gjenin një humnerë mbi njëqind metra të thellë, të cilën e quajtën Atmos.

Në fund të asaj humnerë u zbulua liqeni, të cilin ekipi zbulues e konfirmoi si liqenin termal nëntokësor më të madh në botë deri më sot. Me një gjatësi prej 138 m, një gjerësi prej 42 m dhe një perimetër 345 m, mund të mbajë 8,335 m3 ujë të nxehtë. Në një krahasim për ata që kanë vizituar Çekinë, madhësia e hapësirës së liqenit është tre herë më e madhe se salla kryesore e Teatrit Kombëtar në Pragë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort