RAJONI DHE BOTA

Presidentja Shiroka Pula pritet nga kryeministri hungarez, merr pjesë në ceremoninë për Revolucionin e vitit 1956

Presidentja Shiroka Pula pritet nga kryeministri hungarez, merr pjesë në ceremoninë për Revolucionin e vitit 1956
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Tetor 2026, 00:14

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është pritur në Budapest nga kryeministri hungarez, Péter Magyar.

Pas takimit me kryeministrin hungarez, presidentja Shiroka Pula mori pjesë në një shfaqje solemne të organizuar në Teatrin e Operës, me rastin e 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez të vitit 1956.

Në këtë ngjarje përkujtimore u prezantuan interpretime muzikore dhe artistike nga artistë dhe ansamble hungareze, duke shënuar përvjetorin e një prej ngjarjeve të rëndësishme historike të Hungarisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika