Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë ka njoftuar se, nga data 14 tetor 2026, disa kategori të qytetarëve lirohen nga pagesa e tarifës për aplikim për pasaportë dhe letërnjoftim.
Sipas njoftimit të Ambasadës, ky vendim është marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dhe përfshin disa kategori të veçanta të qytetarëve.
Nga pagesa e tarifës lirohen invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), familjarët e ngushtë të dëshmorëve dhe të personave të zhdukur të UÇK-së, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.





