LAJME

Mickoski kalon transit nëpër Kosovë, priten ndërprerje të trafikut edhe në Prizren drejt pikës kufitare në Vërmicë

Mickoski kalon transit nëpër Kosovë, priten ndërprerje të trafikut edhe në Prizren drejt pikës kufitare në Vërmicë
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Tetor 2026, 09:59

Policia paralajmëron masa të shtuara sigurie dhe ndërprerje të përkohshme të trafikut më 21 dhe 22 tetor, gjatë kalimit transit nëpër Kosovë të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, eskorta e të cilit do të kalojë edhe nëpër Prizren, në drejtim të pikës kufitare në Vërmicë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga hyrja në Republikën e Kosovës në pikën kufitare në Han të Elezit deri në dalje në Vërmicë, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, në intervale të shkurtra kohore, në disa segmente rrugore.

Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika