LAJME

Zemaj: LDK-ja nuk e voton buxhetin 2027 pa plotësimin e kushteve tona

Zemaj: LDK-ja nuk e voton buxhetin 2027 pa plotësimin e kushteve tona
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Tetor 2026, 10:15

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, deklaron se partia e tij nuk do ta përkrahë buxhetin për vitin 2027 nëse propozimet e saj nuk merren parasysh dhe nëse, siç thotë ai, buxheti nuk është në interes të qytetarëve.

Për KosovaPress, Zemaj thotë se prioritetet që LDK-ja synon t’i adresojë në buxhetin e vitit të ardhshëm përfshijnë arsimin, shëndetësinë, zhvillimin ekonomik, energjinë dhe sigurinë.

Ai kritikon Qeverinë për, siç është shprehur, keqmenaxhim të buxhetit, ngecje të projekteve kapitale dhe shpenzime të larta, i cili vlerëson se investimet nuk kanë sjellë ndryshimet e nevojshme në jetën e qytetarëve.

Zemaj thekson se duhet të sigurohen kushte të përshtatshme për pjesëtarët e Policisë, duke përmendur mungesën e disa pajisjeve elementare.

Ai kritikon gjithashtu numrin e tenderëve njëburimorë.

Ndërsa thotë se nëse nuk marrin parasysh propozimet e kësaj partie, nuk do e përkrahin buxhetin.

Zemaj shprehet optimist që Projektbuxheti për vitin 2027 të mos procedohet me vonesë. Ai kritikon praktikat e viteve të kaluara, të cilat, sipas tij, u kanë lënë deputetëve pak kohë për shqyrtimin e tij dhe paraqitjen e propozimeve./KP

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika