Një laborator bitcoin në Krujë është zbuluar gjatë aksionit të OSHEE-së në zonën e Krujës, pasditen e djeshme.Laboratori bëhet i ditur nga burime lokale policore se u zbulua në një banesë të marrë me qira, ku ndodhej dhe pajisja kompjuterike e teknologjisë së lartë që përdoret për dizenjimin e parave digjitale, hedhja në tregun virtual të të cilave konsiderohet e paligjshme në vendin tonë.
Objekti ishte në listën e abonentëve të dyshimtë të OSHEE-së për vjedhje të energjisë elektrike dhe vetëm pas dyshimeve dhe bashkëpunimit me policinë u arrit të konstatohet pajisja kompjuterike që përdorej për krijimin e kriptomonedhave.





