Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka beson se Nati do të kualifikohet tutje
Zvicra humbi nga Brazili 1:0 dhe tashmë kualifikimin do ta kërkojë përballë Serbisë të premten. Nati-t i mjafton edhe një barazim, ndërsa për serbët vlen vetëm fitorja, shkruan albinfo.ch.
Xhaka, optimist se do të kualifikohet Zvicra

Kapiteni Granit Xhaka foli pas ndeshjes ndaj Brazilit. “Brazili ka kualitete të mëdha. Në mbrojtje kemi luajtur mirë në shumicën e kohës. Brazili nuk ka pasur raste të pastra për shënim. Te goli i pranuar nuk kemi mundur të bëjmë shumë. Për mendimin tim, ne kemi përmirësuar paraqitjen në krahasim me ndeshjen ndaj Kamerunit”, ka thënë Xhaka.
Ai foli edhe për ndeshjen vendimtare ndaj Serbisë. “Do të japim çdo gjë në fushë. Do të luajmë futboll dhe le të fitojë më i miri”, u shpreh Xhaka.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Gushti i 2026-s, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në nivel global

Çmimi i naftës në SHBA arrin rekord

Trump njofton se ka arritur “marrëveshjen më të madhe të naftës në historinë botërore” me Venezuelën

