LAJME

VV në Prizren shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë

VV në Prizren shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Maj 2026, 19:14

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka njoftuar për hapjen e procesit të zgjedhjeve të brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Sipas njoftimit, afati për pranimin e kandidaturave dhe grumbullimin e nënshkrimeve nga kandidatët do të jetë nga 4 deri më 7 maj 2026.

Bazuar në Statutin e Lëvizjes Vetëvendosje secili anëtar i Qendrës ka të drejtë të kandidojë për deputet, ndërsa për aplikim duhet të dorëzojë deklaratën e kandidaturës, kopjen e letërnjoftimit, kopjen e kartelës së anëtarësisë si dhe listën me nënshkrime.

Po ashtu, secili kandidat që merr formularin e kandidaturës duhet të pajiset edhe me listën e kritereve për vlerësimin e kandidatëve. Dokumentet e nevojshme mund të tërhiqen në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika