Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se sa i përket rastit “Dehari”, nuk mundet askush t’i dëmtojë më ato prova sepse sipas tij, mbi to janë bërë tashmë ekspertiza e superekspertiza.
VV-ja thotë se provat për rastin “Dehari” askush s’mund t’i dëmtojë

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shtuar se për sigurinë e tyre nuk duhet askush të shqetësohet.
“Të shqetësuar jemi vetëm mbi padrejtësinë, moszbardhjen ende të atij rasti. Rasti i Astrit Deharit është me të vërtetë rast që ka prekur gjithë shoqërinë dhe çka do që ndodh njerëzit me të drejtë hedhin dyshime, por provat dhe e vërteta janë të pazhbëshme tashmë. Është koha vetëm për drejtësi”, ka shkruar Manxhuka.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Thaçi para aktgjykimit në Hagë: Pres lirimin nga çdo akuzë

Nga një muaj paraburgim ndaj tre të pandehurve, dyshohen për fajde, sulm ndaj policit dhe rrezikim të trafikut

Ministria e Arsimit u bën thirrje prindërve të mos nxitojnë me blerje të teksteve mësimore për fëmijët

