Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka bërë me dije lidershipit të Serbisë dhe Kosovës, se Komisioni synon ta kushtëzojë ndihmën 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor me përparimin në negociatat për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, ka thënë një burim i lartë i KE-së.
Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, u është bërë e qartë se çfarë po përgatitet dhe çfarë pritet prej tyre, ka thënë burimi.
“U shpjegua se çfarë lloj reforma priten, që të mos ndodhë më vonë e të na thoni nuk e kemi ditur këtë kusht. Prandaj, kërkojnë që të normalizohen marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, në bazë të marrëveshjeve të arritura. Nëse nuk ka përparim, nuk do të ketë parë”, ka thënë zyrtari i KE-së.





