Nenad Gjuriq dhe Aleksandar Filipoviq janë ish-udhëheqës të Policisë së Kosovës që nuk pranuan të zbatojnë vendimet e Qeverisë dhe refuzuan të qortonin qytetarët me targa ilegale, duke u larguar përfundimisht nga forcat e rendit dhe për këtë sabotim ndaj shtetit të Kosovës presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka vendosur t’u ndajë medalje shtetërore.
Vuçiqi të mërkurën do t’ua dorëzojë çmimet Gjuriqit, drejtorit të suspenduar të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore në Republikën e Kosovës dhe kapitenit Aleksandar Filipoviq, i cili ishte në detyrë shef i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore, shkruan Kuriri serb.
Ai do t’ua dhurojë “Medaljen e Artë për Guxim”, e cila në Serbi ndahet për veprimet në të cilat “del në pah guximi personal”.





