Presidenti aktual i Serbisë dhe lideri i Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura më 3 prill.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga organizatat joqeveritare në Serbi, IPSOS/CeSid, kandidati i Partisë Përparimtare Serbe dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka fituar 59.8 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të mbajtura dje.
Këto të dhëna dalin pas përpunimit të 55.6 për qind të votave, që i japin Vuçiqit edhe një mandat pesëvjeçar në krye të Serbisë.





