Vrasja e rreshterit Lika u krye për 47 sekonda, ishte përcjellë hap pas hapi

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Apr 22, 2025
Vrasja e rreshterit Lika u krye për 47 sekonda, ishte përcjellë hap pas hapi

Saktësisht, 47 sekonda pretendohet të jetë koha prej kur i mituri R. B., kishte hyrë brenda objektit banesor ku jetonte rreshteri policor Muhamet Lika, e dyshohet se e kishte kryer vrasjen dhe më pas kishte dalë me vrap nga objekti më 1 prill 2025, pak para mesnate.

Me vetura të ndaluara e me përcjellje të vazhdueshme, deri në momentin e vrasjes ishte vëzhguar rreshteri Muhamet Lika nga grupi i përbërë nga një i mitur R. B., dhe gjashtë tëdyshuarit tjerë, Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamand Gashi.

KALLXO.com ka arritur të siguroj kërkesën për masën e paraburgimit ndaj të miturit në të cilën përshkruhen detajet e vrasjes së rreshterit policor Muhamet Lika./kallxo.com/

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika