- Reklama -

Vrasja e dyfishtë në Malishevë, deklarohet kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Golluboc të komunës së Malishevës, ku dy persona (vëllezër mes vete) kanë mbetur të vrarë nga një person tjetër.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka konfirmuar për mediat nga vendi i ngjarjes se autoritetet janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për kapjen e të dyshuarit, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

- Reklama -

“Kemi të bëjmë me një vrasje të rëndë, konkretisht me një vrasje të dyfishtë me dy viktima. Kryerësi i kësaj vepre penale është ende në arrati dhe policia, në bashkëpunim me prokurorinë, po ndërmarrin të gjitha masat që sa më shpejt të identifikohet dhe të sigurohet prezenca e tij” ,tha Gashi.

Ai shtoi se për momentin nuk mund të jepen më shumë detaje për shkak të procesit të verifikimit të informatave.

“Tani për tani s’mund të japim informacione shtesë sepse duhet të bëjmë verifikimin e të dhënave dhe më pas do të dalim me një njoftim zyrtar që informatat të jenë sa më të sakta. Ajo që mund të konfirmoj është se viktimat dhe i dyshuari kanë raporte familjare”, tha më tej kryeprokurori.

Sipas tij, policia është duke zhvilluar hetimet në terren dhe po punon në koordinim të plotë me prokurorinë për mbledhjen e provave materiale dhe personale, pas së cilës pritet të jepet një njoftim më i detajuar për rastin.

Ndryshe, personi i dyshuar, me inicialet A.I, aktualisht është në kërkim nga Policia.

Mësohet se ai ka pasur edhe më parë probleme me ligjin, ndaj të cilit Prokuroria në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për veprat penale “Dhunë në familje”, dhe “Kanosje”. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort