Haki Pajazitaj i njohur ndryshe si “kryeplaku i fshatit” Strellc të Deçanit i arrestuar të hënën për deklarim të rrejshëm në rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt është dënuar me gjobë prej 200 euorsh dhe gjashtë muaj deri në një vit me kusht në rast se nuk kryen ndonjë vepër penale.
Sipas avokates Aurora Mulhaxhës, klienti i saj ka thënë se e ka ndërruar deklaratën në rastin në fjali pasiqë siç ka thënë ai këtë e ka bërë në presion.
“Unë kam qenë i frikësuar dhe i kërcënuar por nuk mund të tregoj se nga kush dhe ju lutem meqenëse kam probleme shëndetësore mos kërkoni nga unë të dini se nga kush jam kërcënuar”





