Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen e Albert Krasniqit në kryeqytet, e ku i dyshuar për vrasjen e tij është babai Skender Krasniqi.Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë.Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion, teksa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Vrasja e Albert Krasniqit, policia jep detajet e reja

Albert Krasniqi dhe babai i tij Skender Krasniqi.“Prishtinë 27.01.2021 – 17:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën vrasje e rëndë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, prokurori i shtetit, njësia e mjekësisë ligjore dhe ekipi i urgjencës i cili e ka konfirmuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Brenda 24 orëve 60 aksidente trafiku, dy prej tyre me fatalitet

Ambasadori gjerman: Dialogu kyç për stabilitet dhe perspektivë evropiane

Ipeshkvi Gjergji viziton BIK-un për Fitër Bajram: Shqiptarinë e kemi bashkë dhe ta ruajmë

