LAJME

Votat e Arben Vitisë në Prishtinë

Votat e Arben Vitisë në Prishtinë
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shkurt 2021, 17:46

Ish-Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti, Arben Vitia, në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Prishtinë ka arritur t’i sigurojë mbi 23 mijë vota.

Arben Vitia është përmendur shpesh herë si kandidati ideal i Lëvizjes Vetëvendosje për të marrë në duar udhëheqjen e Prishtinës.

Megjithëse nga Lëvizja Vetëvendosje nuk e kanë konfirmuar asnjëherë këtë, zyrtarë të saj kanë deklaruar se nuk ka njeri më të përshtatshëm se Vitia për të garuar në kryeqytet.

Por, sa e kanë votuar prishtinasit Arben Vitinë në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Në llogaritjen e 228 vendvotimeve në kryeqytet që ka bërë Gazeta Express, del se ish-drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, ka marrë mbi 23 mijë vota.

Votat e Vitisë në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë shënuar rritje krahasuar me ato të vitit 2019, ku ai në Prishtinë kishte marrë 11 mijë e 445 vota, e në tërë Kosovën 26 mijë e 106 vota.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika