RAJONI DHE BOTA

Vlora, qyteti i parë në Shqipëri pa raste aktive me COVID-19

Vlora, qyteti i parë në Shqipëri pa raste aktive me COVID-19
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Qershor 2021, 08:02

Lajmin e mirë e ka dhënë sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Lajm i mirë. Vlora është qarku i parë në vend, ku nuk ka raste aktive me COVID-19”, është shprehur ministrja Manastirliu, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 3375 testime, janë 14 të shëruar, 8 raste të reja dhe 1 humbje jete. Aktualisht janë 136 raste aktive në vend.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika