- Reklama -

Vlerësohet si dinjitoze paraqitja e Jakup Krasniqit në Gjykatën Speciale

Analisti politik, Faton Abdullahu, po vlerëson se paraqitja e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, në seancën e parë në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka qenë shumë dinjitoze

.Abdullahu ka theksuar se Krasniqi në Hagë mbrojti Kosovën Evropiane nga një mendësi me shumë politikë anti-evropiane dhe se mbrojti shqiptarizmin si vlerë për të cilën ai ka qenë i gatshëm të flijohet.

- Reklama -

“Paraqitja e zotëri Krasniqit mu duk shumë e sinqertë, shumë dinjitoze është me shumë moral brenda saj. Krijova përshtypjen se sot Krasniqi atje e mbrojti Kosovën Evropiane nga një mendësi me shumë politikë anti-evropiane, e mbrojti shqiptarizmin si vlerë për të cilën ai ka qenë i gatshëm të flijohet, e mbrojti sot edhe njëherë këtë vlerë që jo gjithmonë po kultivohet si duhet dhe jo gjithmonë po trajtohet drejtë nga të gjithë ne”, ka thënë fillimisht Abdullahu për Gazeta Blic.

Ndërkaq, sa i përket pjesës së aktakuzës ku thuhet se disa persona janë diskriminuar apo edhe janë vrarë për shkak të përkatësisë fetare katolike, ai ka thënë se këto janë dëshmitë më të mëdha që prokurorët nuk e njohin mendësinë politike.

“Ata që e kanë shkruar këtë aktakuzë, që e kanë strukturuar kështu si kundër është në kuadër të cilës thuhet se disa njerëz janë diskriminuar dhe janë vrarë përshkak të përkatësisë fetare katolike, është dëshmia më e mirë se ata janë njerëz prokurorë të cilët nuk e njohin mendësinë politike, traditën kulturore dhe jo vetëm të shqiptarëve, sidomos në ato rrethana. Kjo më jep të drejtë të konstatoj se ata që e kanë shkruar këtë akuzë nuk dinë edhe shumë gjëra të tjera”, deklaroi ai.

Tutje ai ka shtuar se në kuadër të kësaj aktakuze ka edhe trillime të tjera të kësaj natyre.

Kujtojmë se ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është deklaruar i pafajshëm para gjykatësit të procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara në Hagë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Familja Shala nga Atmaxh fal gjakun e djalit 17-vjeçar familjes Krasniqi nga Sushica e Graçanicës

Në një akt të rrallë fisnikërie dhe burrërie, familja...

Vdes një 33-vjeçare nga aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një 33-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një...

I riu theret me thikë në Zhur, ndërron jetë në QKUK

Një person ka ndërruar jetë pas një incidenti me...

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort