Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani ka suspenduar nga detyra Driton Gashin, sekretarin e Zyrës së Presidentit, shkruan Gazeta Blic.Gazeta Blic ka siguruar dokumentin e shkarkimit të Driton Gashit, nga pozita e sekretarit të Zyrës së Presidentit.Në arsyetimin e shkarkimit të Driton Gashit, thuhet se ai dyshohet se ka bërë shkelje të rëndë të detyrës.
Vjosa Osmani shkarkon Driton Gashin, nga pozita e Sekretarit në Presidencë (Dokument)

Gjithashtu, atij i ndalohet qasja në Presidencë dhe në dokumentet zyrtare të këtij institucioni.Suspendimi i Driton Gashit nga presidentja në detyrë ndërlidhet me tentim-hapjen e kasafortës së sigurisë.Ngjarja kishte ndodhur në ditën e parë të punës së Vjosa Osmanit në Presidencë.
Vendimi për shkarkimin e Driton Gashit nga pozita e Sekretarit në Zyrën e PresidentitNjë pjesëtar i AKI-së dyshohet se kishte shkuar në Presidencë dhe në prezencën e sekretarit Driton Gashi, kishte tentuar ta hapte kasafortën e sigurisë ku ndodheshin dokumentet e klasifikuara.Justifikimi që kishin dhënë ishte se EULEX-i donte ta bastiste Presidencën, informatë që misioni evropian e pati përgënjeshtruar pastaj.Gazeta Blic, ditë më parë pati sjellur detaje ekskluzive nga kjo ngjarje.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Prattipati pret Isufajn, takohen për herën e dytë brenda shtatorit

Seanca e Kuvendit caktohet për të hënën, Tahiri: Kryesia u pajtua për deklaratën e përbashkët kundër vendimit të Speciales

Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të

