Vetëm edhe një vit i ka mbetur Vjosa Osmanit në krye të shtetit për ta përmbushur mandatin presidencial pesëvjeçar. Se a do të garojë për një mandat të dytë ende nuk dihet.Tash katër vjet, më 04.04.2021, ajo e mori besimin e Kuvendit të Kosovës si e para e vendit me 71 vota për, nga 82 deputetë që morën pjesë në votim. 11 votat e tjera qenë të pavlefshme.Osmani, presidentja e dytë grua në historinë e vendit, është e gjashta në listën e krerëve të vendit nga paslufta e këndej.
Me Kushtetutë, ajo udhëheq politikën e jashtme të vendit dhe në rrethana lufte bëhet edhe Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës.Gjatë udhëheqjes së saj, Osmani është vlerësuar disa herë për punën e saj si presidente, anipse me situatën e tanishme politike në Kosovë, zgjedhja e presidentit të ardhshëm pritet të jetë sfiduese.Për ta zgjedhur presidentin, Kuvendi i Kosovës duhet ta votojë me dy të tretat e votave të 120 deputetëve. Nëse kandidati për president nuk i merr këto vota në dy rundet e para, në rundin e tretë zgjidhet vetëm me votat e shumicës prej 61 deputetësh.
Derisa mandati i përfundon më 07.04.2026, Osmani ka thënë se sivjet do ta diskutojë këtë çështje.
“Ende nuk e kam vendosur një gjë të tillë të them shumë sinqerisht sepse ka shumë faktorë që duhet me u shqyrtu. Si do të rrjedhë uji, lumi i politikës, është shumë herët ta themi tash për vitin 2026”- pati thënë Osmani në një intervistë për KallxoPërnime më 08.09.2024.Në zgjedhjet e parafundit, të 14 shkurtit 2021, ajo ishte në krye të partisë ‘Guxo’, në listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje dhe doli më e votuara në vend me mbi 300 mijë vota.Para se të bëhet presidente, Osmani ushtroi detyrën e shefes së shtetit pasi Hashim Thaçi kishte dhënë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Ajo ishte ushtruese e detyrës së presidentes për 137 ditë.Deri pak para zgjedhjeve të vitit 2021, ajo ishte pjesë e LDK-së, kur edhe u shkMë parë ajo ka shërbyer si Kryetare e Kuvendit dhe është zgjedhur deputete e Republikës së Kosovës në pesë mandate radhazi.
Gjatë mandateve të saj si deputete e Parlamentit, ajo shërbeu gjithashtu si anëtare e Bordit të Rrjetit Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe anëtare e Komitetit Drejtues të Iniciativës Globale të Deputetëve të Rinj të Bankës Botërore dhe FMN-së.Nga viti 2006 deri në vitin 2010, Vjosa Osmani shërbeu si shefe e kabinetit të Presidentit Fatmir Sejdiu dhe Këshilltare e Lartë për Çështjet Juridike dhe Ndërkombëtare, duke përfaqësuar Presidentin në Komisionin që hartoi Kushtetutën e Kosovës. Ajo gjithashtu ishte pjesë e ekipit që përfaqësoi Kosovën para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në rastin historik lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.Që nga viti 2006, Presidentja Osmani ka ligjëruar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe më vonë iu bashkua fakultetit të Universitetit Amerikan në Kosovë (RIT). Ajo ka ligjëruar edhe në Universitetin e Pittsburgh-ut në SHBA si profesoreshë vizituese.arkua nga pozitat udhëheqëse në këtë parti.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përgjatë mandatit të saj ka zhvilluar takime të shumta me figura të rëndësishme ndërkombëtare, duke theksuar angazhimin e saj për forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës. Poashtu ka përfaqësuar Kosovën në shumë konferenca, samite, forume ndërkombëtare në shtete të ndryshme të botës.Së fundmi, Vjosa Osmani u vlerësua me fjalë nga Shefi i NATO-s, Mark Rutte. Ai gjatë vizitës në Kosovës në mars, tha se Osmani gëzon respekt në Bashkimin Europian.“Ju e keni presidenten që ka ndikim jo vetëm në Kosovë, por ka respekt në të gjithë Bashkimin Europian”- tha Rutte gjatë konferencës së përbashkët me Vjosa Osmanin në Prishtinë.“Presidentja Osmani, ju jeni garantuesja kryesore e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet SHBA-së dhe Republikës së Kosovës”- kështu deklaroi ish- Zëvendës ndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar në një konferencë të përbashkët për media me Osmanin, më 13.03.2024, në kohën kur Kosova po përballet me kritika dhe paralajmërime serioze për prishje të mundshme të raporteve me SHBA-të, shkaku i refuzimit të kërkesës për moszbatim të Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.
Në të kundërtën, në politikën e brendshme për presidenten Osmani, fundi i vitit të katërt nuk e ka pritur me marrëdhënie të mira as me kryeministrin Albin Kurti e as me opozitën.Veç një ditë më parë, më 03.04.2025, pati një diskutim të nxehtë mes zyrtarëve të Presidencës dhe të Qeverisë në lidhje me kërkesën e Osmanit për pezullimin e tarifave ndaj mallrave të SHBA-së. Ministri në detyrë, Hekuran Murati ka reaguar ndaj mënyrës se si presidentja Osmani i ka kërkuar Qeverisë që t’i heqë tarifat për mallrat me origjinë nga SHBA, pa diskutuar një herë siç duhet në linjë zyrtare.Murati deklaroi që kërkesa e presidentes Osmani është dërguar në Qeveri në orën 17:39, ndërkaq kjo gjë ishte bërë publike në rrjetin social “X” në 17:42, veç 3 minuta më vonë.Kundër tij u kthye këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, e ka quajtur Hekuran Muratin njeriu i fundit në këtë shtet që mund “të na flasë për seriozitet”.
Kupina tha se deklarata e ministrit Murati është e turpshme, skandaloze, me mungesë të respektit bazik institucional e me mungesë të njohurive bazike se si udhëhiqet shteti e mbi të gjitha me mungesë të gatishmërisë minimale që të punohet e bashkëpunohet në interes të Kosovës.Një krisje tjetër ishte vënë në pah në fund të vitit 2024, pas një deklarate që presidentja Osmani e bëri në fjalimin vjetor në Kuvendin e Kosovës.“Aleancat janë këtu për të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik e tyre, luajtja bixhoz me to, apo cenimi i tyre e cenon vetë mbrojtjen e Republikës sonë”- kishte deklaruar ajo më 21.11.2024.Për këtë deklaratë, kryekuvendari në detyrë Glauk Konjufca kishte thënë se presidentja nuk e ka gjetur fjalën e duhur e as mënyrën për ta bërë një kritikë të tillë.“Unë nuk mendoj që presidentja e ka gjetë fjalën më të duhur për ta bërë një kritikë për qeverinë. Mendoj që ka edhe mënyra tjera si shprehet kjo.
Mospajtimet gjithmonë i kemi pasë edhe ato janë evidente sidomos për temat, dialogu, asociacioni i komunave, vendimi apo jo i asociacionit ne Kushtetuese veprimet e Qeverisë në veriun e Kosovës” – tha Konjufca në një deklarim për media.Osmani në krye të shtetit ka marrë kritika edhe nga opozita, duke u cilësuar si presidente që nuk është unifikuese.Gjatë mandatit të saj, por adresimet e saj në vazhdimësi janë bojkotuar nga një pjesë e opozitës, respektivisht nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.Me një varg arsyetimesh, PDK kishte bojkotuar fjalimin e Osmanit në vitin 2024 duke pretenduar se ajo “ka vazhduar të sillet me mospërmbushje shqetësuese të rolit dhe funksionit të saj kushtetues”.“Znj. Osmani si presidente duke qenë njëkohësisht edhe udhëheqëse e politikës së jashtme ka dështuar përfundimisht në realizimin e ndonjë suksesi të vetëm në përfaqësimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të Kosovës”- kishte deklaruar PDK.Sipas kësaj partie, Osmani, si presidente, nuk ka arritur që Kosovës t’i siguroj qoftë edhe një njohje të vetme, siç ka “dështuar në fushën e antarësimit të vendit në ndonjë organizatë ndërkombëtare”.Edhe në vitin 2023 ishte bojkotuar fjalimi i saj në shenjë mospajtimi.“Grupi Parlamentar i AAK-së, në shenjë mospajtimi dhe revolte për faktin se Presidentja e ka shkelur mandatin e vet si faktor uniteti, duke u bërë palë me Kryeministrin, ne si grup parlamentar refuzojmë ta dëgjojmë fjalën e Presidentes dhe e braktisim seancën”- kishte deklaruar AAK.Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri për bojkotin e seancës në vitin 2023, kishte deklaruar se Osmani po vepron në kundërshtim me rolin e saj kushtetues.
Sipas Tahirit, Osmani heshti kur u desh të ngris zërin për sfidat e brendshme dhe të jashtme të Kosovës. Ai kishte thënë Osmani nuk u tregua unifikuese por e anshme ndaj pushtetit dhe kryeministrit Kurti.“Fatkeqësisht në rreth tri vite të mandatit të saj si presidente nuk shquhet për asnjë nismë të vetme, as në raport me gratë e as në raport me grupet e tjera shoqërore. Po ashtu, duke qënë përfaqësuesja më e lartë e shtetit, zonja Osmani si presidente ka dështuar tërësisht në përfaqësimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës” – kishte shkruar Tahiri në Facebook.Osmani i ka ftohur raportet edhe me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz. Kjo u shpërfaq në publik pasi Gërvalla dërgoi letër në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, ku zotohej për hartimin dhe dërgimin e një draft-statuti për interpretim në Gjykatën Kushtetuese në këmbim të anëtarësimit të vendit në këtë organizatë. Presidentja doli haptas se nuk ishte në dijeni për këtë. Ato e patën “thumbuar” njëra-tjetrën me vargje të këngëve të Dafina Zeqirit.Si presidente e Kosovës, në vitin 2024, Vjosa Osmani u nderua me Çmimin Europian Richard Coudenhove-Kalergi nga Fondacioni Pan-Europian për dedikimin e saj të palëkundur ndaj vlerave euroatlantike, demokracisë dhe sundimit të ligjit.Në të njëjtin vit, Vjosa Osmani u nderua po ashtu me M100 Media Award nga M100 Sanssouci Colloquium për përkushtimin e saj të palëkundur ndaj vlerave euroatlantike dhe përpjekjet e saj të palodhura për avancimin e reformave, forcimin e demokracisë, kursin pro-evropian, luftimin e korrupsionit, barazinë dhe të drejtat e grave, duke u bërë liderja e parë në Ballkan që ka marrë këtë mirënjohje.Në vitin 2017, ajo u nderua me Çmimin Ndërkombëtar Sheth nga Universiteti i Pittsburgh-ut.
Gjatë karrierës së saj politike, ka fituar edhe një sërë mirënjohjesh të tjera.Sipas biografisë të publikuar në Presidencën e Kosovës, Vjosa Osmani ka lindur më 17.05.1982 në Mitrovicë, ku ka përfunduar arsimin fillor dhe të mesëm. Përveç gjuhës amtare shqipe, ajo flet anglisht dhe disa gjuhë të tjera të huaja.Ajo është e martuar me Prindon Sadriun dhe kanë dy vajza binjake, Anda Elisa Sadriu dhe Dua Tiara Sadriu.Osmani u diplomua në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe ka përfunduar studimet e nivelit Master si dhe Doktoraturën në fushën e së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Pittsburgh-ut në Pensilvani, Shtetet e Bashkuara.Në ditën kur i ka mbushur katër vjet në krye të shtetit, Osmani publikoi një video ku përmblodhi disa nga punët e saj përgjatë kësaj periudhe.Mes tjerash, ajo tha: “Asnjëherë në histori të Presidencës të paspavarësisë, Presidenca e Republikës së Kosovës nuk i ka pasë dyert më të hapura sesa në këtë mandat”.