Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj ka reaguar pas deklaratës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, i cili mbrëmë tha se sapo të vijnë në krye të ekzekutivit do t’i shfuqizojnë vendimet e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit.
Vjen reagimi i LDK’së pasi Albin Kurti paralajmëroi shfuqizimin e vendimeve të Qeverisë Hoti

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gecaj e ka krahasuar Kurtin me Vladimir Leninin.“… njëjtë kishte vepruar edhe Vladimir Iliç Lenin në vitin 1917, por Rusisë komuniste ju nevojitën 74 vite të kthehej në familjen e shteteve normale e civilizuese, edhe pse populli rus ende vuan nga pasojat e asaj periudhe …”, ka shkruar Gecaj
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Në Shqipëri shënohet dita më e nxehtë e vitit, temperatura shkon deri në 42 gradë

Bien temperaturat, nesër s’ka kufizime për qarkullimin e automjeteve të rënda

Aleanca zgjedh Kryesinë e re, Gjini: Po hyjmë në një fazë të re organizimi

