LAJME

Vizita e presidentit letonez në Kosovë, Policia do të ndërpres qarkullimin në disa rrugë përkohësisht

Vizita e presidentit letonez në Kosovë, Policia do të ndërpres qarkullimin në disa rrugë përkohësisht
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Mars 2025, 10:08

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, do të qëndrojë për vizitë pune në Kosovë, më 20 dhe 21.03.2025.

Si shkas, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, në intervale të shkurtra kohore të disa segmenteve rrugore – aty ku pritet të kalojë eskorta dhe në afërsi të objekteve shtetërore.

“Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Republikën e Kosovës. Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës  do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, më 20.03.2025.

Presidenti i Letonisë, gjatë ditës do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika