Viti i pandemisë ka ndikuar që Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK të ketë dukshëm më pak lindje, krahasuar me vitin paraprak.
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Jakup Ismaili thotë se në krahasim me vitin paraprak ka pasur qindra linje më pak
“Numri i lindjeve në vitin 2020 ka qenë 8,810. Në krahasim me vitin paraprak kemi diku 700 lindje më pak”, tha Jakup Ismaili për RTV Dukagjinin.
Nga ana tjetër gjinekologu Naser Rafuna thotë se arsyet për uljen e numrit të lindjeve janë të ndryshme por sipas tij pandemia nuk duhet të jetë arsye për çiftet që të planifikojnë familjen.
“Në bazë të dhënave që disponojmë coronavirusi nuk duhet të jetë arsyetim për të bërë planifikimin e familjes, gjegjësisht shtyrjen e shtatzënisë nga çifti bashkëshortor. Planifikimi familjarë është çështje individuale e çiftit dhe ata nuk duhet të ndikohen nga rrethi familjarë apo në këtë rast nga pandemia”, deklaroi Naser Rafuna.
Mjekët thotë se që nga paslufta në Kosovë ka vazhduar të bie numri i lindjeve. Arsye besohet të jenë arsimimi i çiftit, kushtet ekonomike, dhe problemet që kanë gratë me pushimin e lehonisë.