Një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit në ditën e parë të vitit 2021, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Një person 76-vjeç nga Vushtrria s’ka arritur të përballojë luftën me virusin. Në të njëjtën ditë janë regjistruar edhe 174 raste të reja pozitive, nga testimi i 1224 mostrave.
Sipas njoftimit nga IKSHPK-ja, më 1 janar janë shëruar 445 persona, duke e çuar totalin e të shëruarve në 41 mijë e 582 nga 51 mijë e 502 rastet e regjistruara deri tash.
Janë edhe 8314 raste aktive.





