RAJONI DHE BOTA

Viola von Cramon – Serbisë: A me BE-në a me Rusinë?

Viola von Cramon – Serbisë: A me BE-në a me Rusinë?
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shkurt 2022, 15:55

Eurodeputetja Viola Von Cramon, ka thënë se ka përfunduar koha që Serbia të jetë edhe me BE-në edhe me Rusinë.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, tutje është shprehur se është koha e fundit që presidenti Vucic të dënojë agresionin rus në Ukrainë.

“Është koha e fundit për Qeverinë e Serbisë dhe Presidentin e Serbisë që publikisht ta dënojnë invazionin rus në Ukrainë. Koha për t’u ulur në dy karrige ka përfunduar. Mos-animi me tërë Evropën në këtë çështje do ta vendosë Serbinë në vet-izolim”, ka shkruar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika