LAJME

Vidhen dy vetura në Prizren

Vidhen dy vetura në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Qershor 2026, 12:21

Dy raste të vjedhjes së veturave janë raportuar në Prizren.

Sipas njoftimit të organeve të rendit, rasti i parë ka ndodhur më 17.06.2026 në rrugën “Ankara” në Prizren, ku një burrë ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën.

Ndërkaq, rasti tjetër është raportuar të ketë ndodhur në periudhën 19-20.06.2026 në rrugën “Durak Rada”, po ashtu në Prizren.

Edhe në këtë rast, ankuesi ka deklaruar se vetura e tij është vjedhur nga persona të panjohur.

Të dy rastet janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika