RAJONI DHE BOTA

Veturat kineze po konkurrojnë me industrinë vendore gjermane

Veturat kineze po konkurrojnë me industrinë vendore gjermane
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Shtator 2023, 13:50

Importet gjermane të automjeteve dhe pjesëve kineze u rritën me 75 për qind në gjysmën e parë të vitit, ndërsa eksportet u ulën.

Ky është një sinjal i presionit të shtuar nga konkurrenca aziatike në tregun e brendshëm të gjigantit evropian, tregoi hulumtimi i Institutit IW.

Disa marka kineze hanë hyrë në tregun gjerman këtë vit, tha instituti, raporton Aljazeera.com.

Kërcimi i importeve në gjysmën e parë të vitit u stimulua edhe nga makinat e prodhuara në Kinë nga kompani të huaja makinash, si iX3 elektrik i BMW-së.

Hulumtimi i një instituti gjerman tregon se eksportet gjermane të automjeteve dhe pjesëve drejt Kinës ranë me 21 për qind në të njëjtën kohë, duke përbërë tre të katërtat e rënies totale të eksporteve në Kinë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika