LAJME

Vetëm gjashtë deputete hynë në Kuvend përmes kuotës gjinore

Vetëm gjashtë deputete hynë në Kuvend përmes kuotës gjinore
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Korrik 2026, 15:15

Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës do të ketë 41 gra deputete, që përbëjnë 34 për qind të përbërjes së përgjithshme të parlamentit, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Nga gjithsej 41 deputete, 35 janë zgjedhur me vota meritore, ndërsa 6 kanë siguruar ulëse përmes kuotës gjinore.

Sipas shpërndarjes së mandateve të fituara përmes kuotës gjinore, në Aleancë kanë ndryshuar tri ulëse, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dy ulëse, ndërsa Lista Serbe (LS) ka një ulëse me kuotë gjinore.

Të dhënat tregojnë se pjesa dërrmuese e grave deputete kanë arritur të zgjidhen falë votës së qytetarëve, ndërsa mekanizmi i kuotës gjinore ka mundësuar përfaqësimin shtesë të gjashtë deputeteve.

Përfaqësimi prej 34 për qind i grave në Kuvend mbetet mbi pragun minimal prej 30 për qind të përcaktuar përmes kuotës gjinore, duke reflektuar një rritje të pjesëmarrjes së grave në jetën parlamentare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika