RAJONI DHE BOTA

Vetëm 16 vaksinime sot në Gjirokastër, refuzim masiv në Lazarat

Vetëm 16 vaksinime sot në Gjirokastër, refuzim masiv në Lazarat
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Maj 2021, 20:23

Vetëm 16 vaksina sot në Gjirokastër. Ditën e sotme në qendrat shëndetësore të qytetit janë paraqitur vetëm 16 qytetarë për marrjen e vaksinës kundër COVID.

Gazetari i ABC raporton se procesi është mbyllur për sot, ndërkohë që punonjësit e këtyre qendrave kanë deklaruar se nesër është programuar një numër më i lartë vaksinash.

Në Gjirokastër qytetarët vijojnë vaksinimin sipas grupmoshave vetëm me vaksinën AstraZeneca dhe deri më tani janë kryer 14 500 vaksinime.

ABC mëson se refuzim masiv për marrjen e vaksinës ka pasur në Lazarat, ku nga 2000 doza të planifikuara, e kanë marrë vetëm 100 qytetarë./mv.abcnews.al

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika