Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka njoftuar se punimet për ndërtimin e çerdhes së re në lagjen “Dardania” do të fillojnë brenda pak ditësh.
Ky objekt do të ketë sipërfaqe 1900.00 m² dhe vlera e të cilit është 743,246.84 euro.
Postimi i plotë:
Së shpejti do të fillojnë punimet në ndërtimin e çerdhes së re në lagjen Dardania.
Komuna e Prizrenit ka rikualifikuar disa ambiente të pashfrytëzuara më parë, duke i shndërruar në hapësira për ndërtimin e çerdheve për fëmijët.
Pas kërkesve të vazhdueshme nga DKA për ndërtimin e çerdheve, MASHTI ka njoftuar se është miratuar kërkesa jonë për ndërtimin e çerdhes në lagjen Dardania në Prizren vlera e të cilës është 743,246.84 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe 1900.00 m².
Ndërtimi i saj pritet të nis brenda pak ditësh.