LAJME

Vërtetimin për të kaluarën kriminale, tani mund ta merrni për pak sekonda në këtë faqe

Vërtetimin për të kaluarën kriminale, tani mund ta merrni për pak sekonda në këtë faqe
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Nëntor 2022, 08:40

Platforma eKosova në koordinim me Policinë e Kosovës, kanë lanësuar shërbimin “Kërkesë për vërtetim të kaluarës kriminale”.

Sipas njoftimi, marrja e këtij shërbimi realizohet duke i kaluar hapat si në vijim:
1. Hapja e platformës eKosova
2. Identifikimi në platformë përmes numrit personal dhe fjalëkalimit
3. Klikimi mbi “Shërbimet”
4. Klikimi mbi “Policia”
5. Klikimi mbi “Kërkesë për vërtetim të kaluarës kriminale”
6. Plotësimi i dritares dhe klikimi mbi “Dërgo kërkesën”

Për të pas qasje në këtë shërbim duhet që përdoruesi të ketë identitetin e verifikuar, pra niveli i 2-të.

Aplikimi bëhet përmes kësaj vegëze:

https://ekosova.rks-gov.net/Security/Index?ReturnUrl=/Services/SubService?service%3D413&mibextid=Zxz2cZ

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika