- Reklama -

Vërshime në veri të Bosnjës, gjendje e jashtëzakonshme në disa komuna

Oborri i përmbytur i një shtëpi në Banjallukë, Bosnje, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, 28 mars.Dy persona janë zhdukur në qytetin e Tuzllës në Bosnje e Hercegovinë si pasojë e reshjeve të mëdha që kanë shkaktuar rritjen e nivelit të ujit në lumenjtë e këtij vendi.

Bëhet fjalë për një polic dhe një person që në orët e paradites së 27 marsit ka ikur nga policia dhe është futur në shtratin e lumit Jala.

- Reklama -

Për shkak të reshjeve që po vazhdojnë për ditën e të tretë me radhë, në pjesën më të madhe të Bosnje e Hercegovinës lumenjtë kanë dalë nga shtrati.
Gjendje më e rënduar raportohet në pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit, ku janë mbyllur disa rrugë kryesore.

Në Laktash, afër Banjallukës, janë përmbytur rreth 100 shtëpi. Lumi Bukovica ka çarë kanalin rreth orës katër të mëngjesit dhe ka përmbytur një lagje të tërë.

Sipas Institutit Federal Hidrometeorologjik, reshje intensive priten deri më 29 mars, ndërsa më pas parashikohet stabilizim gradual i motit dhe ndërprerje e reshjeve deri më 3 prill.

Në fund të vitit të kaluar, Bosnja u përballë më vërshime vdekjeprurëse, kur 27 njerëz humbën jetën nga përmbytjet dhe rreshqitjet e dheut më 4 tetor.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e fuqishme goditën pjesë të Bosnjës jugore dhe qendrore më 4 tetor, duke shkatërruar shtëpi, rrugë dhe duke ndërprerë rrymën dhe bllokuar qasjen në disa fshatra.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin

Një aeroport në Turqi së fundmi u përfshi në...

Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale

Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit e Shtëpisë së Bardhë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort