Është aprovuar qëndrimi i Këshillit të Bashkimit Evropian për heqjen e vizave për kosovarët, më së largu deri më 1 janar, 2024. Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se Gjermani është angazhuar fuqishëm për një vendim të tillë.
Vendimi për çështjen e vizave, Rohde: Gjermania ka avokuar fuqishëm

“Më në fund. Një vendim i tejzgjatur për të cilin Gjermania ka avokuar fuqishëm”, ka shkruar Rohde në Twitter.Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar sot që t’ia japin mandatin Këshillit të BE-së për ta negociuar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.
Lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës, sipas propozimit të Këshillit, do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023. Në rast se ky sistem nuk hyn në fuqi, atëherë data e fundit e heqjes së vizave për kosovarët do të jetë më së largu më 1 janar 2024. /Express/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Totaj kritikon Qeverinë: Na janë marrë 12 milionë euro, 30% ishin për investime kapitale, qytetarët të jenë të kujdesshëm se kë e votojnë

Nisen për Kosovë trupat e viktimave që vdiqën në vendin e punës në Vjenë

Brenda 24 orëve 60 aksidente trafiku, dy prej tyre me fatalitet

