Vendet anëtare të G7-s kanë planifikuar të shpallin një tavan mbi çmimin e naftës së papërpunuar ruse të mërkurën, raporton Politico.
Në fillim, SHBA-ja shqyrtoi opsionin e përcaktimit të kufirit të sipërm të çmimit në rreth 40 dollarë, por shpejt hoqi dorë, sepse ekzistonte frika se pas kësaj Rusia mund të ndalonte furnizimin në tregjet botërore, gjë që do të shkaktonte ngritje të çmimit.
Informacionet e fundit thanë se çmimi mund të jetë rreth 60 dollarë, që korrespondon me nivelin në të cilin është planifikuar buxheti rus. Ndërkohë, OPEC+ njoftoi ulje të prodhimit ditor.
Kufiri i çmimit synohet si një mjet për të parandaluar kompanitë e transportit detar dhe siguruesit nga transportimi i naftës ruse që do të shitej me një çmim më të lartë.
Pengesa kryesore për shmangien e sanksioneve është sigurimi i ngarkesave dhe anijeve, i cili më së shumti bëhet në Londër, e cila zbaton sanksione kundër Rusisë.
Vendet anëtarë të G7-s janë Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.