- Reklama -

Veliu për ‘shkarkimin’ e Selmanajt: “Faleminderit për pyetjen, por s’kam disponim të përgjigjem”. PDK, AAK e Nisma heshtin

Opinioni publik, shoqëria civile, dhe spektri politik në Kosovë janë përfshirë në një debat të gjerë pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, për të pagjeturit, raporton Gazeta Blic.E mbijetuara e masakrës së familjes Bogujevci, Saranda Bogujevci e ka cilësuar deklaratën e Selmanajt tepër fyese ndaj saj .Ndaj zëvendëskryeministrit Selmanaj është hapur edhe një peticion online ku kërkohet shkarkimi i tij pas këtyre deklaratave.

Ministri i Punëve të Brendshme që vjen nga LDK, Agim Veliu i kontaktuar nga Gazeta Blic me të marrë vesh pyetjen ka theksuar se nuk ka disponim të flas për këtë temë.”Falemnderit për pyetjen, por nuk kam disponim të përgjigjem”, tha shkurt Veliu.Gazeta Blic ka kontaktuar me deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NismaSocialedemokarte lidhur me këtë çështje dhe a duhet të i njëjti të shkarkohet, por askush prej tyre nuk është përgjigjur në pyetjen tonë.

- Reklama -

Një deklaratë të tillë e ka dënuar ashpër edhe Kryeparlamentarja njëherësh UD e presidentit Vjosa Osmani e cila ka theksuar se secili njeri racional në Kosovë nuk duhet të lodhet kurrë së treguari dhe ngrituri zërin për atë që ka ndodhur në Kosovë.Osmani madje i ka quajtur politikanë të papërgjegjshëma ato që bëjnë deklarata të tilla.
Reagim të ashpër ka patur edhe nga shoqëria civile dhe qytetarët të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e Selmanajt.Pas gjithë këtyre zhvillimeve ditën e djeshme ka patur edhe një reagim nga vetë Selmanaj i cili ka theksuar se deklaratat e tij janë shkëpur nga konteksti.Dy ditë më parë edhe në Kuvendin e Kosovës pati një konfrontim të fortë verbal mes deputetëve të LDK-së dhe LVV-së derisa Saranda Bogujevci po fliste në foltore.Nga LVV-ja kanë kërkuar dorëheqjen e Selmanajt dhe qeverisë Hoti. / Gazeta Blic/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort