LAJME

Vdes një punëtor në Prizren që ishte lënduar në vendin e punës

Vdes një punëtor në Prizren që ishte lënduar në vendin e punës
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Nëntor 2025, 08:32

Një person ka vdekur në Prizren të shtunën pasi ishte duke u trajtuar për lëndimet që i kishte marrë në vendin e punës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima po trajtohej në spital që nga data 7 korrik e këtij viti.

Rastin policia e ka cilësuar si “asgjësimi, dëmtimi, ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e  punës”.

“Viktima shtetas shqiptar i cili ishte duke u trajtuar në spital për shkak të lëndimeve që kishte pësuar me datën e cekur, me 22.11.2025 ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika