LAJME

Vdes doganieri 47-vjeçar nga COVID-19, Shkumbin Efendija

Vdes doganieri 47-vjeçar nga COVID-19, Shkumbin Efendija
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Dhjetor 2020, 08:28

Një zyrtar doganor ka vdekur si pasojë e COVID-19.

Bëhet fjalë për doganierin Shkumbin Efendija, 47-vjeçar.

Me këtë rast Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, ka ngushëlluar familjen dhe kolegët.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojme se:

Me dhimbje të thellë pranuam lajmin e humbjes së jetës së kolegut ton Shkumbin Efendja , i cili ndërroj jetë në moshën 47 vjeçare si rezultat i infektimit me virusin COVID 19, që tashme është identifikuar si pandemi botërore.

Ishte koleg që la pas vetes një bagazh të madh profesional dhe një kujtim shumë të veçantë për secilin kolegë që e ka njohur dhe ka pasur fatin të punoj më të.

I përjetshëm do të jetë kujtimi për kolegun tonë të nderuar, Shkumbin Efendja!

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, bashkëndjen dhimbjen dhe i shprehë ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë dashamirëve që e kanë njohur!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika