Autoritetet shëndetësore të Zvicrës thuhet se karantinuan të hënën dy hotele dhe mbyllën kurset e skive në vendpushimin luksoz në Shën Moritz, në përpjekje për të frenuar një shpërthim të variantit të ri të koronavirusit shumë infektiv, përcjell albinfo.ch.
Varianti i ri i koronavirusit godet kantonin më luksoz të Zvicrës

Thuhet se kantoni lindor i Grisons i urdhëroi të gjithë të vishnin maska në qytetin prej 5,200 banorësh që krenohet si vendlindja e sporteve moderne të dimrit. Testimi masiv i banorëve do të fillojë të martën.
“Rreth një duzinë rastesh dihen aktualisht në dy hotele. Për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe të turistëve, Departamenti i Shëndetësisë ka bërë karantinën e dy hoteleve dhe ka urdhëruar teste për koronavirus për punonjësit dhe mysafirët e tyre”, thanë zyrtarët nga kantoni në një deklaratë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese

Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm

Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

