Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e VV-së, Armend Muja, ka thënë se Qeveria Kurti po punon për sigurimin e vaksinave dhe së shpejti do të kemi rezultate të prekshme.Kosova deri më tani ka siguruar 24 mijë vaksinave nga donacioni COVAX ndërkohë që janë premtuar edhe 100 mijë vaksina të tjera.
Të dyja këto kanë qenë donacione për Kosovën ndërkohë që asnjëra Qeveri nuk ka arritur të blejë vaksina nga kompanitë që prodhojnë ato.Muja thotë se Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, dhe kryeministri Albin Kurti po punojnë në këtë drejtim dhe shumë shpejt do të kemi rezultate.





