RAJONI DHE BOTA

Vaksina ruse Sputnik V modifikohet për variantin Delta

Vaksina ruse Sputnik V modifikohet për variantin Delta
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Gusht 2021, 15:27

Studiuesit rusë thonë se kanë arritur të modifikojnë vaksinën Sputnik V për përdorim kundër variantit Delta të koronavirusit.

“Vaksina e ndërtuar tashmë është në frigorifer,” ka thënë kreu i Institutit Gamaleja, Alexander Ginzburg, sipas agjencisë Interfax, shkruan Deutschlandfunk.

Por është ende herët për të folur për shkallën e efektivitetit të vaksinës. Ndwrkaq prodhuesit e tjerë në të gjithë botën tashmë janë duke punuar në modifikimet e vaksinave të tyre për këtë variant.

Ginzburg promovoi përdorimin e vaksinës të quajtur “Sputnik Light” si një vaksinë përforcuese për njerëzit që ishin vaksinuar dy herë me Biontech.

Sputnik V shitet ndërkombëtarisht në rreth 70 vende. Miratimi është ende duke u shqyrtuar në Bashkimin Evropian. Sidoqoftë, Rusia është kritikuar vazhdimisht për mosdhënien e të dhënave të mjaftueshme për miratimin e saj në mbarë BE-në.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika