RAJONI DHE BOTA

Vaksina e Oksfordit tregon vetëm 70% mbrojtje ndaj koronavirusit

Vaksina e Oksfordit tregon vetëm 70% mbrojtje ndaj koronavirusit
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Nëntor 2020, 09:33
Është bërë e ditur se vaksina për koronavirus, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, parandalon shfaqjen e simptomave të këtij virusi te njerëzit për 70 për qind, kanë treguar të dhënat e një studimi të madh, transmeton albinfo.ch.
Ky lajm përbën triumf dhe zhgënjim, pasi vaksinat e prodhuara nga kompanitë Pfizer dhe Moderna tregojnë për 95 për qind mbrojtje, transmeton BBC.
Duhet theksuar se vaksina e Oksfordit është thënë se do të jetë shumë më e lirë, më e lehtë për t’u ruajtur dhe më lehtë e qasshme në secilin kënd të botës, në krahasim me dy të tjerat.
Nëse miratohet nga rregullatorët, ajo besohet se mund të luajë rol të rëndësishëm në luftimin e pandemisë.
Hulumtuesit e Oksfordit kanë kryer për 10 muaj testimet për vaksina që zakonisht kryhen për një dekadë.
“Njoftimi i sotëm na çon një hap më afër kohës kur mund të përdorim vaksinat dhe t’i japim fund shkatërrimit të shkaktuar nga virusi”, ka thënë arkitektja e vaksinës, Sarah Gilbert.
Qeveria britanike ka porositur deri më tani 100 milionë doza të vaksinës së Oksfordit, të mjaftueshme për të imunizuar 50 milionë banorë. /Albinfo.ch

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika