Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës është deklaruar lidhur me premtimin rus për tërheqjen e trupave nga kryeqyteti ukrainas, Kiev, duke thënë se ky zotim është i dizajnuar për të mashtruar.
Në një përditësim në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm tha se njësitë ruse po vazhdojnë të largohen nga Kievi dhe Çernihivi. Më 29 mars, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se do të zvogëlojë aktivitetin ushtarak në Kiev dhe Çernihiv dhe paraprakisht është deklaruar se do të fokusojë operacionet e saj në rajonin lindor të Donbasit.





