LAJME

Ushtarët turk të KFOR-it bashkë me Policinë e Kosovës patrulluan në kufirin Kosovë-Serbi

Ushtarët turk të KFOR-it bashkë me Policinë e Kosovës patrulluan në kufirin Kosovë-Serbi
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Dhjetor 2020, 17:36

Ushtarët turk të KFOR-it që gjenden në Kosovë nga data 17 dhjetor deri me datën 21 dhjetor patrulluan së bashku me Policinë e Kosovës.

Gjatë patrullimit të përbashkët, ata ishin edhe në kufirin Kosovë-Serbi.

Këtë e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes së Turqisë përmes një postimi në Tëitter.

“Presidenca jonë e Delegacionit të Përfaqësimit Turk të Kosovës kreu kontroll të përbashkët rrugor me policinë e Kosovës brenda fushës së operacionit KFOR (Forca e Kosovës / Forca e Kosovës) ndërmjet 17-21 Dhjetor 2020. Përveç kësaj, aktivitete të pavarura të patrullimit në kufirin Kosovë-Serbi”, thuhej në postimin e Ministrisë së Mbrojtës turke.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika