- Reklama -

Ura e Kukësit me harkun më të lartë në Evropë

Ura e Kukësit ka nisur punimet para tre vjetësh e tashmë është drejt përfundimit, me parashikimin për të qenë gati për përdoruesit e mjeteve gjatë sezonit turistik veror.

Ky projekt është vazhdimësi e rrugës së Kombit, që plotëson standardet e autostradës me gjatësi 310 metra e gjerësi 23.5 metra, ndërsa lartësia shkon rreth 60 metra.

- Reklama -

Ajo që e bën të veçantë është harku i kësaj ure. “Ura ka një hapësirë harku në bazë 270 metra, e cila e bën edhe urën me harkun më të lartë në Evropë për tipologjinë që ka.

Detajet arkitektonike, zgjidhja konstruktive, materialet e përdorura, kanë punuar thuajse 200 punonjës çdo ditë për 3 vjet dhe ka qenë një sfidë e madhe inxhinierike.

Çeliku i përdorur në këtë strukturë është çelik korten B, i cili është shumë rezistent nga kushtet atmosferike, gjë që ul edhe kostot e mirëmbajtjes së kësaj vepre.

Punimet parashikohen të mbarojnë për këtë sezon veror.

Aktualisht jemi duke bërë pozicionimin final të urës në pilat, këmbët e urës që kërkon saktësi e vëmendje në koordinimin e lëvizjeve”, është shprehur Ermal Kondo, inxhinier.

Struktura e urës së Kukësit është ndërtuar në bregun lindor të liqenit të Fierzës.

Jetësimi i urës së madhe të Kukësit po bëhet realitet përmes një investimi në vlerën e 35 milionë eurove nga kompania “Kastrati Group” dhe projektimit në detaje nga inxhinieri Italian Giorgio Rizzo.

“Do të jetë një urë që do të plotësojë karakteristikat, gjeometrinë e rrugës e cila është në vijim nga Rrësheni deri në Morinë.

Kalimi i trafikut realizohet përmes urës së vjetër të Drinit dhe kjo bën të mundur që standardi i rrugës së Kombit të vazhdojë pa ndërprerje me destinacion Kosovën duke krijuar lirshmëri në lëvizjen e automjeteve“.

Vështirësia e ndërtimit të urës arrin deri në lundrimin mbi barka betoni mbi liqenin me kuotë të ndryshueshme uji; teksa janë kryer edhe studime në Universitetin e Firences mbi dominimin e erës për të kontraktuar më pas kompani ndërkombëtare lider për çelikun.

Kjo cilësi vlen jo vetëm për unikalitetin e saj në Ballkan e Evropë, por mbi të gjitha edhe për lëvizjen e mjeteve të rënda me ngarkesa 150 tonë.

/TCH/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort