LAJME

Ulutashi takohet me udhëheqësit e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, nënvizohet roli i KFOR-it në Kosovë

Ulutashi takohet me udhëheqësit e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, nënvizohet roli i KFOR-it në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Nëntor 2025, 21:29

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, është takuar sot në Shkup me ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Vlado Misajlovski, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Sashko Lafçiski.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e rolit të KFOR-it në mbështetjen e sigurisë afatgjatë në Kosovë dhe stabilitetit rajonal.

“Ne vlerësojmë përkushtimin e KFOR-it për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës,” tha gjeneralmajor Ulutash. Ai gjithashtu falënderoi personelin e Maqedonisë së Veriut për profesionalizmin e tyre në detyrat e përditshme të misionit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika