RAJONI DHE BOTA

Ukraina shpall gjendjen e luftës

Ukraina shpall gjendjen e luftës
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Shkurt 2022, 07:57

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se në vend po vendoset gjendja e luftës.

Ai e bëri këtë në një fjalim drejtuar popullit.

“Rusia ka kryer sulme në infrastrukturën tonë ushtarake. Ne po vendosim gjendje lufte”, tha kreu i shtetit ukrainas, raporton agjencia ukrainase UNIAN, transmeton Reporteri.net.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi. “Mos u frikësoni, ne jemi të fortë, jemi të gatshëm për gjithçka, do t’i mundim të gjithë”, ka theksuar Zelenski ndër të tjera.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi fillimin e një operacioni ushtarak në rajonin e Donbasit dhe i bëri thirrje Ukrainës që të heqë armët.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba njoftoi në Twitter se Rusia kishte nisur një pushtim të plotë të Ukrainës dhe kishte shënjestruar qytete me sulme të armatosura.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika