- Reklama -

Ukraina mirëpret liderët europianë në 3-vjetorin e luftës

Ukraina ka shënuar trevjetorin e luftës me Rusinë të hënën me pritjen e shumë liderëve europianë dhe botërorë në një samit, por e pasigurt nëse mund të llogarisë akoma në aleaten më të madhe të saj, Shtetet e Bashkuara, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Donald Trumpi e denoncoi javën e kaluar Volodymyr Zelenskyn si “diktator” jopopullor, i cili duhet të arrijë menjëherë marrëveshje të paqes ose rrezikon ta humbë vendin e tij, derisa lideri ukrainas tha se presidenti amerikan po jetonte në “një flluskë dezinformimi”.

- Reklama -

“Tre vjet pas fillimit të operacionit special ushtarak ‘treditor’ të Putinit, Ukraina është gjallë, duke luftuar dhe vendi ynë ka miq më shumë se kurrë”, ka thënë Zelensky në një samit të liderëve që po e vizitojnë Kievin në ditën e trevjetorit të pushtimit rus.

Në mesin e liderëve është edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa dhe liderë të Kanadasë, Danimarkës, Islandës, Letonisë, Lituanisë, Finlandës, Spanjës dhe Suedisë.

Liderët e Shqipërisë, Britanisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Gjermanisë, Japonisë, Moldavisë, Polonisë, Zvicrës dhe Turqisë kanë folur nëpërmjet një videolidhjeje. Nuk ka pasur përfaqësim të Shteteve të Bashkuara.

Vizitorët kanë bërë homazhe për ushtarët e vrarë ukrainas në luftë duke mbajtur një minutë heshtjeje para një memoriali me flamuj në sheshin qendror të Kievit. Sirenat e sulmeve janë dëgjuar derisa ata po takoheshin për bisedime më vonë, megjithëse nuk ka pasur asnjë sulm raketor rus.

“Në këtë luftë për mbijetesë, nuk është puna vetëm te fati i Ukrainës. Është edhe fati i Europës”, ka shkruar Von der Leyen në X.

Mijëra qytetarët ukrainas janë vrarë dhe më shumë se gjashtë milionë janë zhvendosur si refugjatë prejse presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi invazionin nga toka, ajri dhe deti, duke nisur luftën më të përgjakshme në Europë prej Luftës së Dytë Botërore.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin

Një aeroport në Turqi së fundmi u përfshi në...

Fshati polak ku të gjithë 6000 banorët jetojnë në të njëjtën rrugë

Në zemër të Polonisë, pak kilometra larg Krakovës, ekziston...

Panik në Izmir, deti është tërhequr më shumë se 200 metra

Pas një sërë tërmetesh në Santorini, deti në Izmir...

Tërmet në Kroaci, njerëzit dalin jashtë shtëpive

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Kroacinë mbrëmjes e...

Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale

Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit e Shtëpisë së Bardhë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort