Ukrainës dhe Moldavisë u është pranuar statusi i kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropain, njoftoi presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Ai shkroi në Twitter se ky është moment historik, derisa i uroi liderët e të dyja shteteve.
“Sot u shënua një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt BE-së. E ardhmja është e përbashkët”, shkroi Michel.
Për këtë reagoi edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ai tha se është mirënjohës ndaj vendimit, si dhe po ashtu e konsideroi moment historik për ukrainasit.





